Takimi i 2-të i Task Forcës së Përbashkkët – Programimi IPA III për Bashkëpunimin Ndërkufitar midis Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë

Event Date: 06.11.2020 14:00

Më datë 6 Nëntor 2020, do të organizohet takimi i 2-të i Task Forcës së Përbashkët në kuadër të Programimit IPA III të  Bashkëpunimit Ndërkufitar midis Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë duke filluar nga ora 14:00 përmes platformës "zoom".

Ky takim do të drejtohet nga Znj. Brunilda Tushaj dhe të pranishëm do të jenë Anëtarët dhe Zv/Anëtarët e Task Forcës së Përbashkët përgjegjës për planifikimin dhe programimin strategjik të Programit IPA III (2021-2027) të Bashkëpunimit Ndërkufitar midis Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë.

Takimi do të fokusohet në prezantimin dhe diskutimin e analizës SWOT, grupeve dhe prioriteteve tematike si dhe mbi Studimin Shumë-sektorial (prezantim nga eksperti/ët e programimit) dhe do të vijojë me një diskutim mbi hapat e mëtejshëm.