Prezantimi i Studimit Shumë-Sektorial / Proçesi i Programimit IPA III

Event Date: 30.10.2020 11:00

Dy Punëtori/takime me grupe të fokusuara, do të organizohen (një në secilin vend) më datë 30 Tetor 2020 duke filluar nga ora 11:00 deri 13:00 – Prezantimi i Studimit Shumë-Sektorial / Proçesi i Programimit IPA III Bashkëpunimi Ndërkufitar midis Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë për perspektivën 2021-2027! The training will take place on 26th and 27th of November 2018 in Hotel “Karpos”, Skopje.

Në vijim të punës që Ministria për Vetë-Qeverisje Lokale në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme në Republikën e Shqipërisë si Strukturat Operuese po kryejnë për përgatitjen e programit të ri të Bashkëpunimit Ndërkufitar midis Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë (IPA III) 2021-2027, do të organizojnë në të njëjtën kohë dy Punëtori (një në secilin vend) më datë 30 Tetor 2020 duke filluar nga ora 11:00 deri më 13:00.

Këto dy takime do të organizohen për të prezantuar draftin e Studimit Shumë-Sektorial dhe inkurajimin e diskutimeve, pyetjeve, përgjigjeve dhe sugjerimeve midis pjesëmarrësve dhe Ekspertëve.