Autoriteti Kontraktues (AK)

Autoriteti kontraktues për programin IPA Bashkëpunimit Ndërkufitar (BNK) Maqedoni – Shqipëri 2014-2020 është Delegacioni I Bashkimit Evropian në Maqedoni.

Strukturat Operuese (SO)

Strukturat Operuese të këtij programi janë Ministria e Vetëqeverisjes Lokale dhe Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme. Të dyja SO-të janë përgjegjëse për zbatimin e këtij programi, si dhe për koordinimin dhe zbatimin e të gjitha programeve IPA të BNK në të cilat të dyja vendet marrin pjesë. SO-të sigurojnë cilësinë e zbatimit të programit BNK dhe kryejnë monitorimin e programit referuar tek treguesit dhe progresin e bërë gjatë arritjes së objektivave specifikë si dhe të prioriteteve tematike të programit. SO-të mbështesin punën e Komitetit të Përbashkët të Monitorimit (KPM) dhe i sigurojnë informacionin e kërkuar për të kryer detyrat e saj. Me asistencën e Sekretariatit të Përbashkët Teknik (SPT) përgatit raportet vjetore dhe finale të programit me informacion mbi progresin e arritur gjatë zbatimit të prioriteteve tematike, objektivave specifike dhe problemeve të hasura gjatë zbatimit të tij, përdorimit të Asistencës Teknike (AT), si dhe përgatitjen dhe zbatimin e vendimeve të KPM-së. Struktura Operuese e Shqipërisë përbëhet nga Njësia e BNK në Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme, ndërkohë që rolin e Drejtuesit të SO-së e mban Drejtori i Drejtorisë së Fondeve të BE në Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme, të Republikës së Shqipërisë. Njësia e Kontrollit është një pjesë integrale e sistemit kontrollues dhe menaxhues dhe detyrat e saj kryhen nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë.

Sekretariati i Përbashkët Teknik (SPT)

Sekretariati i Përbashkët Teknik, është struktura administrative e ngarkuar me menaxhimin ditë pas dite të programit të BNK Maqedoni – Shqipëri. SPT-ja asiston aplikuesit potencial gjatë procesit të kërkimit të partnerëve, ndërtimit të kapaciteteve të tyre për përgatitjen e projekteve të suksesshme (p.sh. organizimi i Sesioneve Informuese dhe Forumeve për Kërkim Partnerësh, organizimi i trajnimeve mbi Ciklin e Menaxhimit të Projektit etj), organizon trajnime për përfituesit e granteve, të monitorojë dhe mbështesë zbatimin e projekteve të tyre, të organizojë fushata informuese dhe aktivitete të tjera me qëllim rritjen e ndërgjegjsimit të publikut për programin IPA të BNK. SPT-ja mbështet punën e Strukturave Operuese dhe të Komitetit të Përbashkët të Monitorimit, u siguron atyre informacionin e kërkuar për të kryer detyrat e tyre nëpërmjet përmbushjes së rolit të saj si secretariat, përgatit dhe zbaton vendimet e SO-ve dhe të KPM-së. Zyra qëndrore e SPT është e vendosur në Strugë, ndërsa zyra e Antenës është e vendosur në Elbasan.

Komiteti Drejtues i Projektit (KDP)

Komitetit Drejtues i Projektit mbikqyr zbatimit të kontratës së shërbimit të Asistencës Teknike, duke përfshirë monitorimin e progresit të aktiviteteve të projektit, duke siguruar koordinimin e përgjithshëm të zbatimit të projektit dhe vlerësimin e cilësisë së produkteve të projektit. Bashkëpunimi me anëtarët e KDP dhe mbështetja e tyre do të mundësojë orientimin dhe udhëzimet teknike për zbatimin e projektit dhe do të sigurojë koordinimin e duhur ndërmjet grupeve të interesit të përfshira. KDP-ja përbëhet nga përfaqësues të Strukturave Operuese, të Autoritetit Kontraktues dhe të Sekretariatit të Përbashkët Teknik në rolin e sekretariatit.

Komiteti i Përbashkët Monitorues (KPM)

Komiteti i Përbashkët Monitorues është i krijuar nga vendet pjesëmarrëse në program dhe përbëhet nga strukturat përkatëse të BNK, përfaqësues të autoriteteve vendore dhe qëndrore të dy vendeve përfituese, si dhe përfaqësues të OS-ve të cilët kanë status të barabartë në KPM dhe Delegacioni i BE-së në rolin këshillues. Komisioni Evropian merr pjesë në punën e KPM-së në rolin këshillues. KPM-ja shqyrton progresin e bërë në lidhje me arritjen e objektivave specifike, rezultateve të pritshme dhe synimeve sipas prioriteteve tematike siç përcaktohet në programin e bashkëpunimit ndërkufitar, në bazë të informacionit të siguruar nga strukturat operuese të vendeve pjesëmarrëse. KPM-ja është përgjegjëse për identifikimin e prioriteteve tematike, objektivave specifike, të përfituesve të synuar dhe fokusit të veçantë të çdo thirrjeje për propozime dhe shqyrtimin dhe dhënien e një mendimi këshillues mbi listën e projekteve të përzgjedhura përmes thirrjeve për propozime përpara vendimit për dhënien e granteve. KPM-ja gjithashtu shqyrton dhe miraton planin vjetor të punës, planin e komunikimit dhe të dukshmërisë, raportet vjetore dhe përfundimtare mbi zbatimin e programit, etj.