Republika e Maqedonisë së Veriut – Ministria e Vetëqeverisjes Lokale në bashkëpunim me Republikën e Shqipërisë – Agjencia Shtetërore për Programim Strategjik dhe Koordinim të Asistencës (SASPAC), në kuadër të aktiviteteve për zbatimin e Programit IPA III për Bashkëpunim Ndërkufitar Maqedonia e Veriut – Shqipëri 2021-2027:
Ministria e vetëqeverisjes lokale shpall
Shpallje publike
për zgjedhjen e 1 (një) Udhëheqës të Sekretariatit të Përbashkët Teknik – Strugë në kuadër të Programit të Bashkëpunimit Ndërkufitar IPA 3 ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Shqipërisë.
Për informacion më të detajuar, klikoni në lidhjen: TOR Head of the JTS 2025
Si të paraqisni një ofertë
Oferta juaj në përputhje me kushtet duhet të dërgohet në një zarf/letër të mbyllur brenda 15 ditëve nga data e publikimit, pra më 07.05.2025 deri në orën 15:30. Vetëm aplikimet e dorëzuara në kohë kanë të drejtë për shqyrtim.
Dokumentet duhet të dorëzohen me postë ose në arkivin e Ministrisë së Vetëqeverisjes Lokale në adresën e mëposhtme:
Ministria e Vetëqeverisjes Lokale
Rruga. St. Cirili dhe Metodi nr. 54
1000 Shkup, Maqedonia e Veriut
Për: Sonja Jovanoska; Ofertë për udhëheqës të Sekretariatit të Përbashkët Teknik – Strugë në kuadër të Programit IPA 3 për Bashkëpunim Ndërkufitar ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Shqipërisë.