Republika e Maqedonisë së Veriut – Ministria e Vetëqeverisjes Lokale në bashkëpunim me Republikën e Shqipërisë – Agjencia Shtetërore për Programim Strategjik dhe Koordinim të Asistencës (SASPAC), në kuadër të aktiviteteve për zbatimin e Programit IPA III për Bashkëpunim Ndërkufitar Maqedonia e Veriut – Shqipëri 2021-2027:
Ministria e vetëqeverisjes lokale shpall
Shpallje publike
Ministria e Vetëqeverisjes Lokale dhe SASPAC, si struktura bashkëpunuese të Programit IPA për Bashkëpunim Ndërkufitar Maqedonia e Veriut – Shqipëria, shpallin thirrje për ofrimin e mbështetjes së përshtatshme për qendrat turistike të krijuara gjatë zbatimit të Programit IPA II, në përputhje me kërkesat për mbështetje të dorëzuara pranë dy strukturave bashkëpunuese për bashkëpunim ndërkufitar – MVL dhe SASPAC. Thirrja shpallet në bazë të Aktivitetit A2.10.1 “Mbështetje për qendrat informative/turistike të krijuara në kuadër të projekteve të financuara nga IPA II”, në kuadër të “Asistencës Teknike për Programin e Bashkëpunimit Ndërkufitar Maqedonia e Veriut – Shqipëria, alokimi 2023”.
Aplikimet e dorëzuara në kuadër të kësaj thirrjeje mund të jenë në formë të lirë; nuk ekziston një
formular zyrtar aplikimi.
Aplikimi duhet të dërgohet në emailin në vijim:
jts.mk_al2009@yahoo.com
Afati i fundit për dorëzimin e aplikimeve në kuadër të kësaj thirrjeje është 18.05.2026 deri në orën
16:00.

No comment yet, add your voice below!