Programi IPA i Bashkëpunimit Ndërkufitar Maqedoni – Shqipëri 2014-2020 është rezultat i punës së përbashkët realizuar nga përfaqsuesit e të dy vendeve pjesëmarrëse, duke përfshirë aktorët kryesorë nga institucionet e nivelit qëndror dhe vendor të zonës së programit, organizata locale, etj. Procesi i programimit filloi në muajin Korrik 2013 dhe i tërë procesi i programimit u bazua në eksperiencën e realizuar për periudhën e mëparshme 2007-2013.
Hartimi i dokumentit të programit u drejtua nga Task Forca e Përbashkët (TFP) nën drejtimin dhe lidershipin e Strukturave Operuese (SO). Kështu, programi menaxhohet nga këto SO-të Ministria e VetëQeverisjes Lokale në Maqedoni dhe Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme në Shqipëri. Puna e TFP-së u lehtësua dhe u mbështet nga CBIB+ Projekt i Asistencës Teknike i financuar nga BE e cila solli eksperincën më të mirë ndërkombëtare në këtë proces. Sesione pune te SO-ve dhe TFP u realizuan përgjatë gjithë fazës së programimit me qëllim sigurimin e komunikim efektiv e cila realizoi identifikimin e Prioriteteve Tematike për zhvillimin e Strategjisë së Zonës së Programit and ngritjen e strukturave të duhura për zbatimin dhe monitorimin.
Partnerë të tjerë socialë dhe ekonomikë janë ftuar që të marrin pjesë aktivisht në procesin e programimit për Programin IPA II të BNK 2014-2020 MK-AL me qëllimet si më poshtë:
- Informimi i publikut të gjerë mbi gjendjen e përgatitjes së programit për bashkëpunimin ndërkufitar duke përfshirë fushat indikative të aktiviteteve të lejueshme për tu mbështetur nga programi;
- Të kontribuojë në analizën SWOT dhe identifikimin e nevojave dhe mundësive prioritare për ndërhyrjet e BNK-së; dhe
- Sigurimi i një publiku të gjerë me një mundësi për të shprehur mendimet e tyre dhe për të siguruar kontribute të vlefshme për procesin e programimit. Konsultimi publik u organizua para finalizimit të dokumentit të Programit.
Përveç këtyre, parimi i partneritetit u zbatua nëpërmjet koordinimit të konsultimeve individuale me më shumë se 80 organizata të shoqërisë civile, kryesisht për analizën SWOT dhe prioritetet tematike, si dhe pjesëmarrjen e aktorëve kryesorë rajonalë dhe lokalë në sesione konsultative.
Programi i Bashkëpunimit Ndërkufitar Maqedoni – Shqipëri për vitet 2014-2020 u miratua më datë 11 Dhjetor 2014.