Klikoni në hartë për më shumë informacion

Zona e Programit

Sipërfaqja e përgjithshme e zonës ndërkufitare në të dy vendet është 19.969 km2, nga e cila Republika e Maqedonisë mbulon një territor prej 52,5%, ndërsa Republika e Shqipërisë 47,5% të madhësisë së rajonit ndërkufitar.

Popullsia totale e zonës së mbuluar nga programi është 1.427.675 banorë, nga të cilat Republikës së Maqedonisë i atribuohet 54% të këtij numri, ndërsa Republikës së Shqipërisë 46%.

Gjatësia e kufirit ndërmjet dy vendeve e cila përfaqson zonën e programit është 191 km nga të cilat 151 km kufi tokësor, 12 km kufi mbi lumin Drim dhe 28 km ujor krijuar nga Liqeni i Ohrit dhe Liqeni i Prespës. Ndodhen katër (4) pika kalimi kufitare ndërmjet dy shteteve.

Mbulimi gjeografik dhe madhësia e zonës së mbuluar nga programi rrjedh nga ndihma e mëparshme IPA për bashkëpunim ndërkufitar ndërmjet Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Shqipërisë dhe mbulon tre NUTS-3 rajone në çdo vend.

Zona e programit në të dyja vendet përbëhet nga gjithsej 6 rajone me gjithsej 44 njësi administrative si më poshtë:

Zona e programit në territorin e Republikës së Maqedonisë përbëhet nga 3 Rajone dhe 27 komuna:

  • Rajoni i Pellagonisë me 9 komuna: Manastirin, Demir Hisarin, Dollnenin, Krivogashtanin, Krushevën, Mogillën, Novacin, Prilepin dhe Resnjën;
  • Rajoni i Pollogut me 9 komuna: Bogovinën, Brvenicën, Gostivarin, Jegunovcën, Mavrovën dhe Rostushën, Tearcën, Tetovën, Vrapçishtën dhe Zhelinën;
  • Rajoni jugperëndimor me 9 komuna: Qendrën Zhupa, Dibrën, Debarcën, Kërçovën, Makedonski Brodin, Ohrin, Plashnicën, Strugën dhe Vevçanin.

Zona e programit në territorin e Republikës së Shqipërisë përbëhet nga 3 Qarqe dhe 17 bashki:

  • Qarku Dibër me 4 Bashki: Dibër, Bulqizë, Mat dhe Klos;
  • Qarku Elbasan me 7 Bashki: Elbasan, Cërrik, Gramsh, Librazhd, Peqin, Belsh dhe Prrenjas Peqini;
  • Qarku Korçë me 6 Bashki: Korcë, Maliq, Pustec, Pogradec, Kolonjë dhe Devoll.