Data e ngjarjes: 30.10.2020 11:00

Dy Punëtori/takime me grupe të fokusuara, do të organizohen (një në secilin vend) më datë 30 Tetor 2020 duke filluar nga ora 11:00 deri 13:00 – Prezantimi i Studimit Shumë-Sektorial / Proçesi i Programimit IPA III Bashkëpunimi Ndërkufitar midis Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë për perspektivën 2021-2027! Trajnimi do të mbahet më 26 dhe 27 nëntor 2018 në Hotel “Karposh”, Shkup.

Në vijim të punës që Ministria për Vetë-Qeverisje Lokale në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme në Republikën e Shqipërisë si Strukturat Operuese po kryejnë për përgatitjen e programit të ri të Bashkëpunimit Ndërkufitar midis Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë (IPA III) 2021-2027, do të organizojnë në të njëjtën kohë dy Punëtori (një në secilin vend) më datë 30 Tetor 2020 duke filluar nga ora 11:00 deri më 13:00.

Këto dy takime do të organizohen për të prezantuar draftin e Studimit Shumë-Sektorial dhe inkurajimin e diskutimeve, pyetjeve, përgjigjeve dhe sugjerimeve midis pjesëmarrësve dhe Ekspertëve.

Recommended Posts

No comment yet, add your voice below!


Add a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *