Në periudhën e programit të ardhshëm IPA ne do të realizojmë projekte të përbashkëta për përmirësimin e ekonomisë, turizmit dhe mbrojtjen e trashëgimisë kulturore Mimistri i Vetë-Qeverisjes Lokale Z. Goran Milevski pati një takim në Shqipëri me Z. Zef Mazi, Kryenegociatori i Shqipërisë për anëtarësim në BE si dhe Koordinatori Kombëtar IPA si dhe me ZV/Ministrin për Evropën dhe Punët e Jashtme z. Sokol Dedja. Z. Milevski dhe Z. Mazi diskutuan prioritetet e programit të ri IPA III për Bashkëpunimin Ndërkufitar midis Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë perspektiva 2021-2027, si dhe eksperiencat gjatë zbatimit të programit midis të dyja vendeve në kuadër të programit IPA II. Një pikë tjetër e rëndësishme gjatë diskutimeve ishin projektet e mundshme strategjike të cilat mund të financohen me fondet e Bashkimit Evropian në kuadër të këtij Programi të Bashkëpunimit Ndërkufitar, për periudhën e ardhshme 2021-2027.

– Lidhur me prioritetet, ne u dakordësuam që në kuadër të Programit IPA III në të ardhmen, ne do të fokusohemi në dy prioritetet kryesore tematike: ekonomia, turismi dhe trashëgimia kulturore, si dhe ndërtimi i kapaciteteve të njësive vendore si një prioritet mbështetës i shtuar – sqaroi Ministri për Vet-Qeverisje Lokale, Z. Goran Milevski.

Sipas Z. Milevski, të dyja palët arritën një marrëveshje që gjysma e fondeve do të synojnë financimin e dy projekteve strategjike, dhe pjesa tjetër prej 50% e fondeve do të shkojnë për financimin e projekteve të thjeshta për rritjen e kapaciteteve në bashkitë, si dhe për ekologjinë dhe turizmin.

– Takimi rezultoi i suksesshëm, me të dyja palët të kënaqura, ne gjetëm një gjuhën e përbashkët, dhe në të ardhmen të dyja vendet kanë nevojë të zhvillohen sepse ato dëshirojnë të kenë një datë për negociatat me BE-në, dhe duke shpresuar për tu bërë pjesë e Bashkimit Evoropian, – shtoi Z. Milevski.

Recommended Posts

No comment yet, add your voice below!


Add a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *