Ministria e Vetëqeverisjes Lokale në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme në Republikën e Shqipërisë, në cilësinë e strukturave zbatuese të Programit të Bashkëpunimit Ndërkufitar IPA II Maqedonia e Veriut – Shqipëri 2014-2020, si dhe në kuadër të aktiviteve të këtij programi, me qëllim për të siguruar që impakti i mundshëm i Asistencës Teknike (AS) për këtë program Ndërkufitar të arrihet, si dhe për të përmbushur kërkesat e Udhëzuesit të kësaj Asistence Teknike, të dhënat bazë të treguesve të këtij projekti duhet të përcaktohen në mënyrë që të jetë e mundur të njihet impakti i Asistencës Teknike. Përmes rezultateve të tij, kjo bazë shërben si një pikë referimi për të gjitha aktivitetet e ardhshme, ku drejtuesit e projektit mund të referohen për qëllimet e marrjes së vendimeve për menaxhimin e projektit.

Ministria e Vetëqeverisjes Lokale në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme në Republikën e Shqipërisë, shpallin pozicionin vakant: Angazhimi i një Ekspert/ë IT për përgatitjen e sondazhit bazë të të dhënave për të përcaktuar të dhënat bazë të treguesve të Asistencës Teknike të programit të Bashkëpunimit Ndërkufitar midis Maqedoniesë së Veriut dhe Shqipërisë.

  • Pozicionin për Ekspert/ëpër përcaktimin e bazës së treguesve tashmë të përcakuara përmes kryerjes së një sondazhi në mënyrë që të mbledhin dhe analizojnë statistikat përkatëse me të cilat do të rishikojnë ose ndryshojnë të dhënat bazë të treguesve të funksionimit të Asistencës Teknike.
  • Termat e Referencës për këtë pozicion mund t’i shkarkoni nga faqet zyrtare në internet http://ipacbc-mk-al.net; www.mls.gov.mk; http://punetejashtme.gov.al;

Ekspertët e interesuar që kanë ekspertizë për vlerësimin në këtë fushë që plotësojnë kushtet e kërkuara nga Termat e Referencës, duhet të dorëzojnë një ofertë të shoqëruar me dokumentat si më poshtë:

  • CV;
  • Kopje të diplomave;
  • Kopje të çertifikatave dhe dokumentave që vërtetojnë kualifikimet;
  • Dokument që vërteton njohuri të gjuhës Angleze (kjo nuk është e nevojshme nëse përvojat e mëparshme të punës janë kryer në mjedisin Anglisht-folës);
  • Referencat përkatëse të punës.

Kantidatët duhet të dorëzojnë dokumentat si më poshtë në formë elektronike dhe duhet të dorëzohen me e-mail në adresën e mëposhtme:

jts_mkal@yahoo.com

Afati i aplikimit:

Kandidatët e interesuar duhet t’i dorëzojnë dokumentet e aplikimit nëpërmjet e-mail-it në deri me 22.Janar 2021 ora 16:00 (GMT+1).

Vetëm aplikimet brenda afatit kohor të këtij njoftimi, do të kontaktohen për intervistë.

Informacione shtesë mund të merret nëpërmjet postës elektronike në:

dimitar.vanchov@gmail.com ; ose

jts_mkal@yahoo.com

Recommended Posts

No comment yet, add your voice below!


Add a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *