Njoftim për shprehje interesi: Pozicion i lirë pune në kuadër të Programit IPA CBC Maqedonia e Veriut-Shqipëri 2021-2027

Njoftim për shprehje interesi:

Pozicion i lirë pune në kuadër të Programit IPA CBC Maqedonia e Veriut-Shqipëri 2021-2027

 

Në kuadër të Programit IPA të Bashkëpunimit Ndërkufitar Maqedonia e Veriut – Shqipëria 2021-2027, Agjencia Shtetërore për Programimin Strategjik dhe Koordinimin e Ndihmës, fton kandidatët e interesuar të aplikojnë për pozicionin e mëposhtëm:

 

1 (një) Oficer i Antenës së Projektit (Elbasan) për Programin IPA CBC Maqedonia e Veriut – Shqipëria 2021-2027.

 

Procedura e aplikimit:

 

Kandidatët e interesuar duhet të dorëzojnë dokumentet e mëposhtme të aplikimit:

 

Një letër motivimi në anglisht;

Curriculum vitae (CV) në formatin Europass në anglisht;

Fotokopje e diplomës/diplomave universitare (nuk nevojitet përkthim);

Kopje e Pasaportës ose Kartës së Identitetit;

Certifikatë Sjelljeje të Mirë;

Kopje e librezës së punës;

Certifikata të trajnimeve, aftësive kompjuterike dhe gjuhësore;

Dokumente të tjera mbështetëse relevante mbi përvojat e mëparshme (letra referimi, certifikata, etj.).

Më shumë informacion në lidhje me përshkrimin e punës dhe kërkesat dhe kualifikimet shtesë mund të gjenden në TOR_-Antennae-Officer-MK-AL-2025 bashkëngjitur këtij njoftimi.

 

Të gjithë kandidatët duhet të dërgojnë shprehjen e interesit dhe të gjitha dokumentet mbështetëse me postë në adresën:

 

Agjencia Shtetërore për Programimin Strategjik dhe Koordinimin e Ndihmës, Rruga Kuvajt, Tirana, Shqipëria me subjekt: “Aplikim për Oficer Projekti, Antena Elbasan, IPA III CBC Maqedonia e Veriut-Shqipëri” jo më vonë se data 31 gusht 2025. Data e dorëzimit do të verifikohet me vulën postare/korrierit/depozitën. Aplikimi i dorëzuar pas afatit të mësipërm do të refuzohet automatikisht. Shprehja e interesit nuk mund të dorëzohet me email.

Shpallje publike për angazhimin e 1 (një) praktikanti të paguar në zyrën e Sekretariatit të Përbashkët Teknik në Strugë në kuadër të Programit të Bashkëpunimit Ndërkufitar IPA 3

Republika e Maqedonisë së Veriut – Ministria e Vetëqeverisjes Lokale në bashkëpunim me Republikën e Shqipërisë – Agjencia Shtetërore për Programim Strategjik dhe Koordinim të Asistencës (SASPAC), në kuadër të aktiviteteve për zbatimin e Programit IPA III për Bashkëpunim Ndërkufitar Maqedonia e Veriut – Shqipëri 2021-2027:

Ministria e vetëqeverisjes lokale shpall
Shpallje publike

 

për angazhimin e 1 (një) praktikanti të paguar në zyrën e Sekretariatit të Përbashkët Teknik në Strugë në kuadër të Programit të Bashkëpunimit Ndërkufitar IPA 3 midis Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Shqipërisë

Për informacion më të detajuar, klikoni në lidhjen: ToR for Interns in JTS under IPA III CBC MK-AL

Si të paraqisni një ofertë

Oferta juaj në përputhje me kushtet duhet të dërgohet në një zarf/letër të mbyllur brenda 15 ditëve nga data e publikimit, pra më 15.08.2025 deri në orën 15:00. Vetëm aplikimet e dorëzuara në kohë kanë të drejtë për shqyrtim.

Dokumentet duhet të dorëzohen elektronikisht në adresën e mëposhtme: sonja.jovanoska@mls.gov.mk.