Njoftim për shprehje interesi:

Pozicion i lirë pune në kuadër të Programit IPA CBC Maqedonia e Veriut-Shqipëri 2021-2027

 

Në kuadër të Programit IPA të Bashkëpunimit Ndërkufitar Maqedonia e Veriut – Shqipëria 2021-2027, Agjencia Shtetërore për Programimin Strategjik dhe Koordinimin e Ndihmës, fton kandidatët e interesuar të aplikojnë për pozicionin e mëposhtëm:

 

1 (një) Oficer i Antenës së Projektit (Elbasan) për Programin IPA CBC Maqedonia e Veriut – Shqipëria 2021-2027.

 

Procedura e aplikimit:

 

Kandidatët e interesuar duhet të dorëzojnë dokumentet e mëposhtme të aplikimit:

 

Një letër motivimi në anglisht;

Curriculum vitae (CV) në formatin Europass në anglisht;

Fotokopje e diplomës/diplomave universitare (nuk nevojitet përkthim);

Kopje e Pasaportës ose Kartës së Identitetit;

Certifikatë Sjelljeje të Mirë;

Kopje e librezës së punës;

Certifikata të trajnimeve, aftësive kompjuterike dhe gjuhësore;

Dokumente të tjera mbështetëse relevante mbi përvojat e mëparshme (letra referimi, certifikata, etj.).

Më shumë informacion në lidhje me përshkrimin e punës dhe kërkesat dhe kualifikimet shtesë mund të gjenden në TOR_-Antennae-Officer-MK-AL-2025 bashkëngjitur këtij njoftimi.

 

Të gjithë kandidatët duhet të dërgojnë shprehjen e interesit dhe të gjitha dokumentet mbështetëse me postë në adresën:

 

Agjencia Shtetërore për Programimin Strategjik dhe Koordinimin e Ndihmës, Rruga Kuvajt, Tirana, Shqipëria me subjekt: “Aplikim për Oficer Projekti, Antena Elbasan, IPA III CBC Maqedonia e Veriut-Shqipëri” jo më vonë se data 31 gusht 2025. Data e dorëzimit do të verifikohet me vulën postare/korrierit/depozitën. Aplikimi i dorëzuar pas afatit të mësipërm do të refuzohet automatikisht. Shprehja e interesit nuk mund të dorëzohet me email.

Recommended Posts

No comment yet, add your voice below!


Add a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *