Fillimi zyrtar i Thirrjes së 3-të për Propozim-projekte për Bashkëpunim Ndërkufitar midis Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë

Më 01 dhjetor 2020, Dejvid Gir, Ambasador i Bashkimit Evropian në Maqedoninë e Veriut dhe Luixhi Soreka, Ambasador i Bashkimit Evropian në Shqipëri do të fillojnë zyrtarisht Thirrjen e 3-të për Propozim-projekte të Bashkëpunimit Ndërkufitar midis Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë. Goran Milevski, Ministër i Vetëqeverisjes Lokale të Maqedonisë së Veriut dhe Zef Mazi, Kryenegociator / Koordinator Kombëtar për IPA-n në Republikën e Shqipërisë do të paraqesin mundësitë për financim që janë në dispozicion në kuadër të kësaj thirrje për komunat nga zonat ndërkufitare.

 

Bashkëpunimi Ndërkufitar (CBC) është një element kyç i politikës së BE-së ndaj fqinjëve të saj. Krijuar në parimet e modelit të bashkëpunimit territorial të BE-së, CBC promovon bashkëpunimin midis vendeve të BE-së dhe vendeve fqinje që ndajnë një kufi tokësor ose kalim detar. Maqedonia e Veriut ka bashkëpunim ndërkufitar të vendosur me të 5 vendet fqinje të saj. Deri më tani, 14 projekte me vlerë gati 6 milion € u dhanë gjatë periudhës së programimit IPA 2014-2020 (IPA 2) nën programin CBC vetëm me Shqipërinë.

Rajonet e Pollogut, Pellagonisë dhe Jug-Perëndimit nga pjesa maqedonase dhe Korçë, Dibër dhe Elbasan në pjesën shqiptare kanë të drejtë të aplikojnë nën këtë Thirrje të 3-tëpër propozim-projekte. Rreth 5 milionë € janë vënë në dispozicion për projekte me elementë të CBC-së deri në 800,000 € secili. Ata do të inkurajojnë turizmin ndërsa promovojnë trashëgiminë natyrore, mbështesin bizneset lokale dhe konkurrencën, dhe ndihmojnë në mbrojtjen e mjedisit. Programi IPA CBC bashkëfinancohet nga qeveria.

 

Mediat ftohen të mbulojnë ngjarjen në ora 11:00

Vlerësimi afatmesëm i Programit IPA CBC Maqedonia e Veriut – Shqipëri

Për qëllime të vlerësimit afatmesëm të IPA 2, ekipi i vlerësimit publikoi tre anketa ku kontributi i përfituesve dhe palëve të interesuara është vendimtar.
Më poshtë janë 3 sondazhet.
Data 7 Dhjetor është caktuar si afat për anketimet.

Anketime të përfituesve të granteve në fushën e bashkëpunimit ndërkufitar

Anketa ndërmjet aplikantëve (duke përfshirë edhe aplikantët e pasuksesshëm)

Anketa ndërmjet organeve lokale qeverisëse

Njoftim për pozicionin vakant Praktikant (Intership) programi i praktikës në kuadër të Programit të Bashkëpunimit Ndërkufitar IPA II Republika e Maqedonisë së Veriut – Republika e Shqipërisë 2014-2020

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme në Republikën e Shqipërisë dhe Ministria e Vetëqeverisjes Lokale në Republikën e Maqedonisë së Veriut, në cilësinë e strukturave zbatuese të Programit të Bashkëpunimit Ndërkufitar IPA II midis Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë 2014-2020, në kuadër të këtij programi, shpallin Aplikimin për Kandidat për Pozicionin Vakant për një Praktikant (Intership):

  • (një) Praktikant (Intern) në Programin IPA II të Bashkëpunimit Ndërkufitar Maqedonia e Veriut – Shqipëri, në Zyrat e Antenës në Elbasan të Sekretariatit të Përbashkët Teknik, Republika e Shqipërisë.
  • Termat e Referencës për këtë pozicion mund t’i shkarkoni nga faqet zyrtare në internet http://ipacbc-mk-al.net ; http://punetejashtme.gov.al ;www.mls.gov.mk ;

Kantidatët duhet të dorëzojnë dokumentat si më poshtë në formë elektronike:

  • CV
  • Kopje të diplomës

Dokumentet duhet të dorëzohen me e-mail në adresën si vijon: jts_mkal@yahoo.com

Afati i aplikimit:

Kandidatët e interesuar duhet t’i dorëzojnë dokumentet e aplikimit nëpërmjet e-mail-it deri më 14.12 .2020.

Vetëm aplikimet të cilat do të dorëzohen brenda afatit kohor të këtij njoftimi, do të konsiderohen për intervistë.

Informacione shtesë mund të merret nëpërmjet e-mailit në: jts_mkal@yahoo.com

Për më shumë informacion, ju lutemi klikoni këtu .

Në periudhën e programit të ardhshëm IPA ne do të realizojmë projekte të përbashkëta për përmirësimin e ekonomisë, turizmit dhe mbrojtjen e trashëgimisë kulturore

Në periudhën e programit të ardhshëm IPA ne do të realizojmë projekte të përbashkëta për përmirësimin e ekonomisë, turizmit dhe mbrojtjen e trashëgimisë kulturore Mimistri i Vetë-Qeverisjes Lokale Z. Goran Milevski pati një takim në Shqipëri me Z. Zef Mazi, Kryenegociatori i Shqipërisë për anëtarësim në BE si dhe Koordinatori Kombëtar IPA si dhe me ZV/Ministrin për Evropën dhe Punët e Jashtme z. Sokol Dedja. Z. Milevski dhe Z. Mazi diskutuan prioritetet e programit të ri IPA III për Bashkëpunimin Ndërkufitar midis Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë perspektiva 2021-2027, si dhe eksperiencat gjatë zbatimit të programit midis të dyja vendeve në kuadër të programit IPA II. Një pikë tjetër e rëndësishme gjatë diskutimeve ishin projektet e mundshme strategjike të cilat mund të financohen me fondet e Bashkimit Evropian në kuadër të këtij Programi të Bashkëpunimit Ndërkufitar, për periudhën e ardhshme 2021-2027.

– Lidhur me prioritetet, ne u dakordësuam që në kuadër të Programit IPA III në të ardhmen, ne do të fokusohemi në dy prioritetet kryesore tematike: ekonomia, turismi dhe trashëgimia kulturore, si dhe ndërtimi i kapaciteteve të njësive vendore si një prioritet mbështetës i shtuar – sqaroi Ministri për Vet-Qeverisje Lokale, Z. Goran Milevski.

Sipas Z. Milevski, të dyja palët arritën një marrëveshje që gjysma e fondeve do të synojnë financimin e dy projekteve strategjike, dhe pjesa tjetër prej 50% e fondeve do të shkojnë për financimin e projekteve të thjeshta për rritjen e kapaciteteve në bashkitë, si dhe për ekologjinë dhe turizmin.

– Takimi rezultoi i suksesshëm, me të dyja palët të kënaqura, ne gjetëm një gjuhën e përbashkët, dhe në të ardhmen të dyja vendet kanë nevojë të zhvillohen sepse ato dëshirojnë të kenë një datë për negociatat me BE-në, dhe duke shpresuar për tu bërë pjesë e Bashkimit Evoropian, – shtoi Z. Milevski.

Seancë informuese mbi Procesin e Konsultimit për identifikimin e projekteve strategjike në kuadër të këtij Programi

Programit i Bashkëpunimit Ndërkufitar Republika e Maqedonisë së Veriut – Republika e Shqipërisë 2014-2020 në kuadër të Instrumentit të para-aderimit (IPA II)

 

Ministria e Vetëqeverisjes Lokale në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme në Republikën e Shqipërisë, në cilësinë e Strukturave Zbatuese të Programit të Bashkëpunimit Ndërkufitar Republika e Maqedonisë së Veriut – Republika e Shqipërisë, në kuadër të Instrumentit të Para-Aderimit (IPA2014-2020), organizojnë 4 (katër) seancainformuese mbi proçesin e konsultimit me qëllim mbledhjen e ideve për projekte strategjikegjatë muajit Qershor 2019. Ju lutem gjeni më poshtë vendin dhe datat e seancave informuese të shpallura në faqet zyrtare të Strukturave Zbatuese (www.mls.gov.mk; www.punetejashtme.gov.al) dhe të Programit (http://ipacbc-mk-al.net/).

Datë Qyteti / Vendi Grupi i Synuar Ora
5 Qershor 2019 Shtëpia e Evropës, Tiranë Përfqësues të Ministrive, Agjensive, Drejtorive dhe Njësive të Vet-Qeverisjes Vendore 11:00-14:00
7 Qershor 2019 Këshilli i Qarkut, Korçë Organizata të Shoqërisë Civile (NPOs) 11:00-14:00
10 Qershor 2019 Qendra e Informimit e BE-së, Shkup Përfqësues të Ministrive, Agjensive, Drejtorive dhe Njësive të Vet-Qeverisjes Vendore 12:30-15:00
11 Qershor 2019 Bashkia Tetovë Organizata të Shoqërisë Civile (NPOs) 11:00-14:00

 

  • 31 May 2019

Panairit Ndërkufitar të Artizanatit

Panairit Ndërkufitar të Artizanatit

Ministria e VetëQeverisjes Lokale, Shkup, në bashkëpunim me Ministrinë e Integrimit Evropian, Tiranë, si strukura operuese përgjegjëse për zbatimin e këtij Programi IPA të Bashkëpunimit Ndërkufitar, njofton organizimin e Panairit Ndërkufitar të Artizanatit, në datën 10 Nëntor 2017 në Hotel DRIM, Strugë, të pestin me radhë si pjesë e festimeve të Ditës së Bashkëpunimit Territorial Europian (ETCD).

File: Panairit Ndërkufitar të Artizanatit